Postoi fotografi të vetes, Liam Hemsworth gjobitet për 150,000 dollarë

By

Ndodh që të famshmit të bëjnë paraqitje publike dhe rreth kanë dhjetëra fotografë që shkrepin fotografinë e tyre – dhe më vonë të gjejnë online ndonjë pozë ku e pëlqejnë dhe më pas të njëjtën ta publikojnë.

Në këtë rast fotografi që ka shkrepur foton mund të ndodh të paditë të famshmin për shkak të shkeljes së të drejtave të autorit.

E diçka e tillë i ndodhi edhe aktorit të njohur dhe ish bashkëshortit të Miley Cyrus.

E! News sapo raportoi se Liam po goditet me një padi të rëndë nga Splash News dhe Picture Agency për postimin e një fotografie paparacësh të vetvetes në llogarinë e tij në Instagram ndërsa filmonte filmin e tij të fundit, Isn’t It Romantic.

Sipas dokumenteve që E! Ka siguruar, Liam po përballet me akuza për shkelje të së drejtës së autorit sepse ai postoi një foto të fotografit pa leje, e cila përbëhej nga një “seri fotografish që përshkruanin të pandehurin Hemsëorth duke kryer një skenë në natyrë në vendndodhjen për prodhimin e filmit “Isn’t it Romantic”.

Për shkak të këtyre shkeljeve, Liam mund të duhet të paguajë 150,000 dollarë për shkelje të së drejtës së autorit.

Artikuj të ngjashëm