Periudha e fundvitit po del të jetë mjaft produktive sa i përket filmave të rinjë e këtë fakt po e vërtetojnë më së miri nismat e reja në këtë aspekt.
Ditë më parë raportuam se sapo kishin nisur xhirimet për filmin ‘Një tregim në Prishtinë’ e sot po japim lajmin për një tjetër prodhim i cili sapo ka bërë hapin e parë.
Bëhet fjalë për filmin ‘Cold November’ i cili mban skenar të Arian Krasniqit dhe Ismet Sijarinës teksa ky i fundit është edhe regjisor i filmit në fjalë.
Kasti i aktorëve që do të marrin pjesë do të jetë një miks mes disa aktorëve të njohur nga Kosova dhe Bosnja e ndër ta: Kushtrim Hoxha, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, Adriana Matoshi, Ndriçim Xhepa e shume emra tjerë.
Lajmin e bëri të ditur aktori i njohur Fatmir Spahiu i cili do të ketë një rol kyç teksa së bashku me një kompani tjetër do të përkujdesen për xhirimin e filmit. /Prive.al/