Një arratisje: Alaudin Hamiti zgjedh këtë vend të pazakontë ta festojë ditëlindjen

By

I është bërë një jetë e tërë në skenë e televizion. E nisi qysh në moshë të re ndërsa tani Alaudin Hamiti, ka bërë karrierë të bujshme televizive duke qenë prezent në emisione e si drejtor i platformës televizive ARTMOTION e aktualisht edhe si moderator i emisionit Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova.

https://www.instagram.com/p/BqiPoI6B7ta/

Edhepse të përçon ndjesinë se jeta i ka ngelur në të 20-tat me energjinë që përcjellë dhe stilin e veshjes e po ashtu të qenit një person shumë i relaksuar në televizion, Alaudini që shkurt nga të gjithë thirret ‘Din’, i ka kaluar moti të 30-tat e është afër të 40’ve.

https://www.instagram.com/p/BqNPjsdBZcQ/

Hamiti ka mbushur 38 vjet, ndërsa për ditëlindje ai vendosi të arratiset në Telaviv të Israelit me bashkëshorten e tij Yllka Hamitin, me të cilën ka edhe tre fëmijë: Binjakët Noelin e Maelin dhe vajzën Evën.

Në këtë udhëtim e po ashtu një vend interesant për ta festuar ditëlindjen apo jo, ai është “arratisur” vetëm me bashkëshorten e tij Yllkën – dhe siç duket do jetë një udhëtim goxha romantik!

https://www.instagram.com/p/BqfOmUbh87o/

 

 

 

Artikuj të ngjashëm