Rasti i “Kobrës” në duart e Prokurorisë Speciale

By

Një 31-vjeçar nga Kukësi i Shqipërisë ishte vrarë më 3 janar në lokalin “Kobra City” në Prizren.

Lidhur me vrasjen e Visar Cengut, i dyshuari kryesor është Dibran Hoxhaj, rasti i të cilit ka kaluar tek Prokuroria Speciale.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Fitore Mehmeti.

“Rasti në fjalë tashmë ka kaluar në kompetencë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK). Andaj, për informacione tjera lidhur me rastin, ju lutem drejtohuni tek kjo prokurori”, tha Mehmeti.

Gjykata Themelore në Prizren ua ka vazhduar edhe për një muaj paraburgimin Dibran Hoxhaj i njohur si Kobra dhe pesë personave tjerë, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e 31-vjeçarit në Prizren.

Masa e paraburgimit për ta do të vazhdojë deri me 3 mars 2023.

“Kobra” dyshohet për veprat penale vrasje e rëndë; mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve; dhe manipulim me prova.

Ndërsa të dyshuarit A.V, B.M, J.B., K.G, dhe E.A, janë të të dyshuar për veprat penale; Manipulim me prova dhe pjesëmarrja në rrahje.

Për këtë rast, disa ditë më vonë ishte arrestuar R.S, i dyshuar për pjesëmarrja në rrahje, dhe manipulimi me prova.

Artikuj të ngjashëm