Barbana Dini e revoltuar: ‘Pritën që ai të vdiste për…’ (FOTO)

By

E ftuar në ‘Thumb’, Barbana Dini ka folur mes hidhërimit për herë të parë nga humbja e të vëllait, këngëtarit Ergi Dinit.

Duke fshehur sytë me syzet e preferuara të Ergit ajo ka thënë se është abuzuar shumë me vdekjen e të vëllait nga joprofesionistët. Ajo ka rrëfyer se vëllai i saj nuk i kishte qejf motorrat, ndryshe nga sa është transmetuar në media.

Gjithashtu ajo ka treguar se e kanë telefonuar për të konfirmuar nëse Ergi kishte ndërruar jetë apo jo, një ngjarje johumane e cila është edhe arsyeja e revoltës dhe acarimit të saj.

“Pengu im më i madh është që Ergi nuk e morri atë që meritonte. Në vendin tonë, sa më shumë i talentuar të jesh, aq më shumë dyer të mbyllen. Të tjerët pritën pikërisht që ai të vdiste për të thënë se sa vlente”, ka thënë këngëtarja.

“Ergi Dini kundër aksidenteve”, është nisma e fundit e familjes së këngëtares për të sensibilizuar njerëzit.

Artikuj të ngjashëm