Titulli i albumit të ri të Capital T ka një kuptim shumë të veçantë

By

I ftuar në NIN me Alaudin Hamitin patëm rastin të shohim pas shumë vitesh Capital T tek ulet dhe zbulon shumë gjëra nga jeta e tij personale dhe ajo profesionale.

Ky vit që po lëmë pas ishte një vit tejet i suksesshëm në karrierën e reperit, ku në shator realizoi edhe ëndrrën e tij të për një koncert të kalibrit si ky që realizoi në Tiranë “Time Capsule”.

Capital T ka punuar pa pushim edhe për albumin e tij të ri që është i katërti me radhë e që pritet të publikohet në tre mujorin e parë të vitit 2020.

Në këto kohë kur artistët nuk publikojnë albume, Capital T mendon se albumi është diçka esenciale për një artist.

“Unë mendoj që albumi është diçka thelbësore, një bazament për trashëgiminë e një artisti. Një artist duhet të vlerësohet në bazë të albumeve që i ka. Albumi është si një lloj storie, si një film si një libër përmes muzikës.” – thotë Capital T, duke mohuar të ndjekë trendet momentale të muzikës si kjo e publikimit të këngëve të reja çdo muaj.

Ai po ashtu, zbuloi ekskluzivisht për NIN me Alaudin Hamitin edhe titullin e albumit të tij, mbrapa të cilit qëndron një ngjyrosje figurative shumë e veçantë.

“Albumit kam vendosur ti lë emrin “Skulpturë”. Skulptura është vepër e artit, është diçka që krijohet me mund, krijohet me forcë, krijohet me pasion e dashuri dhe unë konsideroj që këtë album e kam gdhendur ngadalë në detaje për të sjellë më të mirën për njerëzit që e duan muzikën time.” – thotë reperi.

Intervistën e tij të plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm