‘Dhëndrri’ i Monikës! Njihuni me të dashurin e vajzës së aktores (FOTO)

By

Mbrëmjen e djeshme, aktorja Monika Lubonja festoi ditëlindjen e saj të 54-të me miq e persona të afërt.

Në event, sigurisht që ishte vajza e aktores, Tea e shndërruar tashmë në një personazh të njohur për të gjithë nga aventura e nënës në “Big Brother VIP”.

Tea në event nuk ka qenë vetëm por krah personit të zemrës.

Ka qenë këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ajo që ka postuar momente pasionante të Teas dhe të dashurit të saj, Ermirit.

Ermiri është inxhinier me profesion dhe prej afro dhjetë vitesh drejton një kompani dixhitale të specializuar për zhvillimin e faqeve të internetit, dizajn grafik dhe marketing interneti.

Mesa duket, Tea dhe Ermiri mbajnë një lidhje shpesh edhe në distancë, duke qenë se bija e aktores Lubonja jeton në Gjermani. /Prive.al

No description available.

No description available.

Artikuj të ngjashëm