“T’ishe kon zezak ishe kon my nigga” – Kështu i arsyeton Buta termet raciste në këngën e tij

By

Kënga e re e realizuar nga dy reperët kosovarë, Buta dhe Gjiko, prezanton përdorimin e termeve raciste në këngë si “zezak”.

Ky term që përdoret për t’i përshkruar njerëzit me ngjyrë dhe tani bota demokratike e ka ndaluar meqë është nocion ofendues për racën e zezë, u përdor në refrenin e këngës së tyre të re me titull “My Bro”, që flet për shoqërinë e vërtetë!

KENGA PER TE CILEN PO FLASIM:

“T’ishe kon zezak ishe kon my nigga”, thotë refreni i reperëve që në fakt, përdor dy koncepte raciste, një në gjuhën shqioe “Zezak”dhe një në atë angleze “nigga”.

Por si i përgjigjet Buta kësaj?

“Më kanë thënë që s’bën të them ashtu dhe mundohu ta ndërrosh. Nuk e censuroj veten ashtu dhe s’ka të bëjë me racizëm ajo. Është akuzë pa bazë. Ne nuk kemi këtu asi njerëz në Kosovë. Është “fun and games” jo diçka politike”, ka sqaruar reperi, në një deklaratë për Klan Kosovën nga festivali Sunny Hill që u mbajt javën e kaluar në Prishtinë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm