Profili i saj në Instagram, është mbushur nga video e imazhe të kohës kur ajo ishte adoleshente dhe po përpiqej ta realizonte ëndrrën e saj e të qenit këngëtare.
Enca Haxhia, e kishte nisur duke realizuar këngë cover e duke i lansuar në Youtube, ndërsa edhe kishte marrë pjesë në disa talent shows në Shqipëri.
Këngëtarja ka publikuar inserte të këngëve të saj të vjetra në Youtube, të realizuara si covers të artistëve me famë ndërkombëtare.
Por në mesin e krejt atyre videove, është njëra që na ra në sy!
“Zëri im kur isha një fëmijë, është më i mirë se i kolegëve të mi tani”, ka shkruar këngëtarja, duke thumbuar kolegët e saj. /Prive.al