Thumbon G4SHI: Njerëzit në biznesin e muzikës, të fusin thika pas shpine!

By

Reperi i famshëm shqiptar G4SHI, që së fundmi performoi edhe në Prishtinë duke i dhënë zjarr skenës, ka bërë një deklaratë interesante në Twitter.

G4shi që tani është pjesë e labelit Roc Nation që menaxhohet prej njërit nga reperët më të fuqishëm në botë Jay Z, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se biznesi i muzikës është goxha i vështirë për artistët.

“Sa herë që përpiqem të ndihmoj dikë në biznesin e muzikës, ata më kthehen kundër… kurrë më”, ka shkruar G4shi, që pritet të lansojë edhe një këngë me kolegun e tij, reperin Ledri Vula.

Ndonëse një deklaratë thumbuese, ai nuk ka dhënë detaje të tjera duke mos e përmendur kujt i adresohet. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm