Dizajni më interesant, Besa Kokëdhima shkëlqen në këtë fustan të Sahitit (FOTO)

By

Ky pa dyshim është njëri ndër kreacionet e tija më të veçanta deri më tani. Një model që s’është parë më herët në koleksionet e Valdrin Sahitit, është prezantuar për herë të parë në trupin e këngëtares Besa Kokëdhima.

Këngëtarja Kokëdhima ka kohë që pamjen e vet ia ka besuar më të mirit, dhe pa dyshim s’është zhgënjyer sepse këngëtarja gjithnjë po duket mahnitëse.

Ditë më parë ajo shkëlqeu në një fustan të kuq të markës VS, në dasmën e çiftit të famshëm Ledion Liço e Sara Hoxha në Como të Italisë.

https://www.instagram.com/p/BmsykT-Heax/?taken-by=besaofficial

https://www.instagram.com/p/Bms9t5ZHsmS/?taken-by=besaofficial

Ndërsa tani, në një tjetër event Besa shfaqet e veshur në një tjetër fustan të krijuar nga Sahiti që është tejet i veçantë.

Me një prerje interesante tek pjesa e gjoksit, Kokëdhima do të merrte vëmendje me këtë veshje edhe sikur të paraqitej në Oscars. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm