Tha se bebja mbretërore duket si shimpanze, pushohet nga puna reporteri i BBC

By

Njëri ndër mediumet më prestigjioze në botë BBC, e ka pushuar nga puna repoerterin Danny Baker, i cili sipas mediumit ka bërë një gjykim të gabuar në Twitter për beben e Dukës dhe Dukeshës së Suseksit.

Ai tweet i cili më vonë u fshi, por para se të zhdukej qarkulloi në rrjete sociale, prezantonte fotografinë e një çifti duke mbajtur në duar një shimpanze të veshur me rroba bebesh dhe kishte përshkrimin: “Bebja mbretërore duke u larguar nga spitali”.

Danny Baker

Prezantuesi i BBC 5, është akuzuar për sulm racist karshi dukeshës ndërsa vet Baker ka thënë se ajo që bëri ishte një budallallëk.

61 vjeçari e prezantonte emisionin e së shtunës në rrjetin e radios së BBC, ndërsa mediumi ka thënë se deklarata e Baker ishte kundër vlerave që ky medium tenton të prezantojë.

“Danny ishte një prezantues briliant, por s’do të jetë më një emisionin e përjavshëm me ne”, ka thënë BBC në një deklaratë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm