Thumbi i kolegut në ‘Portokalli’ nuk do t’i pëlqejë aspak Fjoralbës

By

Rezart Veleshnja ka ‘goditur’ sërish.

Aktori që njihet për polemikat që shkakton me fjalë të thëna që s’priten shpesh, teksa po shijon pushimet e sezonit, ka vendosur të merret (sërish) me programin ku bën pjesë prej vitesh, “Portokalli”.

Ai ka postuar një fotografi të ish-prezantueses Eneda Tarifa shoqëruar me një reagim që duket një thumb i papërshtatshëm për prezantuesen aktuale, Fjoralba Ponari.

“Nuk do vinë më moderatore si Xhemi Shehu dhe Eneda Tarifa. Iku koha e vlerave, është koha e anti-vlerave dhe e…” – është shprehur ai duke mos e përmbyllur fjalinë.

Tutje, në reagimin e tij, aktori polemizues duke vazhduar të flasë për Shehun dhe Tarifën ka deklaruar:

“Kishin sy në skenë dhe ishin plot sharm”.

Koha e Fjoralbës sipas Rezit është kohë e antivlerave dhe e…

Duke mos dashur të përzihemi në këtë goditje ‘nën brez’ e madje me doza seksiste, iu lëmë juve të aludoni se për çfarë mund ta ketë pasur Veleshnja. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm