Të hënën e javës që lamë pas, Ledri Vula ishte protagonist i emisionit Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, ku dha një deklaratë e cila s’është pëlqyer shumë nga grupet feministe kosovare.
Vula gjatë momenteve sa po fliste për muzikën rep në Kosovë, theksoi se niveli i të bërit muzikë rep, ka rënë në mesin e artistëve kosovarë aq sa edhe gratë po bëjnë rep.
Kjo deklaratë e tija, u mor si seksiste meqë sipas disa opinioneve, kishte konotacion të tillë sepse u mendua se Ledri po pretendonte që gratë nuk janë mjaftueshëm të mira për të bërë muzikë rep.
Megjithatë, Vula ka dhënë një sqarim të gjatë në profilin e tij në Instagram ku thotë:
“Më vjen keq që një fjali e imja në NIN është keqkuptuar edhe pse as me këngët e mia e as vet si person, unë nuk i ofendoj jo vetëm reperet, por askënd nga gjinia femërore. Mos me mendu që femrat nuk bëjnë rep të mirë, nuk kisha bo këngë me Taynan. Unë e kisha për fjalorin që përdoret, po më pengon që edhe femrat e kanë marrë atë zanat të keq të përdorimit të sharjeve sikur ne, e di që munden me bo ruptura shumë të mira pa pasë nevojë për sharje”, ka shkruar Ledri ndër të tjerash.