Më në fund: Kiara Tito i jep fund thashethemeve për lidhjen me Butrint Imerin (VIDEO)

By

Kiara Tito më në fund ka treguar të vërtetën rreth lidhjes me Butrint Imerin.

Pas shumë thashethemeve tash e disa vite, se Kiara dhe Butrinti janë në një marrëdhënie romantike, prezantuesja shqiptare, ka treguar sinqerisht se çfarë ka mes tyre.

Në fakt Kiara mohoi kategorikisht se është në lidhje me këngëtarin kosovar.

Ajo tha se e ka vetëm mik të mirë dhe asgjë më shumë.

“Shpeshherë kam dëgjuar këto ditë se më në fund publikuat foto e bëtë publike marrëdhënien tuaj. Ndërkohë që nuk është e thënë që ti të marrësh pjesë në videoklipin e një shoku dhe të publikosh marrëdhënien që mund të keni përveçse shoqërore. E them me sinqeritetin më të madh, nuk ka asgjë mes ne të dyve. Nuk, e di përse është keqkuptuar që prej kohës së “Select”-it nisi si thashethem dhe u vazhdua për vite me radhë. Por unë e kam me të vërtetë mik të mirë. Nuk mund ta them që më pëlqen kjo gjë “je apo s’je” se ka momente që bëhet e bezdisshme. Por do thuash ti vetë e ke fajin”, tha Kiara gjatë intervistës së saj për Thumb./Prive.al

Artikuj të ngjashëm