Këngëtarja ka disa kohë që ka lënë anash profesionin e saj duke i’u përkushtuar kështu krijimit të familjes.
Pavarësisht se ajo është nënë e një vazje tash e 3 vite ndjesinë e të bërit prind e përjetoi sërish me dy fëmijë binjakë të cilët i solli në jetë para dy muajve.
Ajo këtë herë është bekuar me një djalë dhe një vajzë të cilët i emroi Dar dhe Dana.
Krahas angazhimeve familjare ajo po gjenë kohë edhe për muzikë ku është duke punuar në përgaditje të projektit të ri si dhe do të jetë pjesë e jurisë së festivalit në Radio Televizionin Shqiptarë.
Në storien e përgaditur nga gazetarja jonë Maki Bajrami ajo tregon më tepër për ndjesinë e të qenurit nënë e binjakëve si dhe për planet e saj në aspektin muzikor. /Prive.al/