Ndonëse e nominuar në një kategori të MTV VMAs 2018-të kësaj here, ajo nuk fitoi asgjë.
Por këngëtarja Bebe Rexha, po që fitoi vëmendjen e miliona shikuesve të këtij spektakli me paraqitjen e saj.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare, kishte zgjedhur të vishte një kostum ngjyrë argjendi këtë mbrëmje, duke shkëlqyer dhe duke prezantuar figurën e saj të bëshme për mrekulli.
Rexha kësaj here ishte e nominuar në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë” me këngën “Meant to Be” që e ka realizuar bashkë me grupin Florida Georgia Line.
Por edhepse nuk fitoi, megjithatë ajo u ngjit në skenë me miken e saj, shoqen shqiptare Rita Orën që fitoi çmim në kategorinë Best Dance me këngën “Lonley Toghether” të cilën e ka në bashkëpunim me të ndjerin Avicii. /Prive.al