Tea Trifoni është një nga vajzat e sezonit të dytë të “Përputhen” që të paktën deri tani e ka marrë epitetin si “e preferuara e publikut”.
Pak javë në këtë eksperiencë i kanë dhënë asaj famë të madhe, reflektuar edhe në rrjete sociale.
Por, si për shumicën e pjesëmarrësve edhe paraprakisht, televizioni duket të ketë qenë synim i kahershëm për bukuroshen.
Mediat në Shqipëri kanë nxjerrë fotografi të Teas para dy vitesh në televizionin Klan.
Ajo ka qenë një prej postiereve të rubrikës “Kam një mesazh për ty” në “E diela Shqiptare” me pamje ndryshe, brune!
Nëse mund t’iu ketë dukur Tea në “Përputhen” si fytyrë e parë, tashmë e dini se ku keni rastisur në të kaluarën në të në ekran! /Prive.al