Kryeministri Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e Burbuqe Berishës

By

Kryeministri Albin Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes Berisha, komunitetit artistik dhe miqve të regjisores dhe ish-drejtoreshës së Teatrit Kombëtar Burbuqe Berisha, e cila vdiq sot në moshën 51 vjeçare.

“Me keqardhje e pikëllim e mora lajmin për ikjen në amshim të regjisores së shquar Burbuqe Berisha. Zonja Berisha ishte ndër regjisoret e para kosovare, e cila me punën e saj të pakursyer e pasuroi dhe e ngriti nivelin e artit dramatik dhe filmik të Kosovës.

Kurti tha se “vdekja e saj e hershme është humbje e madhe për familjen, për teatrin dhe kinematografinë tone”.

“Në këtë ditë të vështirë për familjen, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e zonjës Burbuqe. Ngushëllime edhe miqve, studentëve dhe kolegëve të saj artistë. Kujtimi për Burbuqe Berishën do të mbetet i paharruar sikurse edhe trashëgimia e saj e çmuar artistike”.

Artikuj të ngjashëm