Sërish medalje e artë për Kosovën!

By

Nora Gjakova ka arritur t’i sigurojë medaljen e dytë të artë Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Ajo në finale mposhti xhudisten franceze, Sarah Leoine Cysique.

Xhudistja kosovare në finale triumfoi ndaj francezes që u ndëshkua me karton të kuq, e që sinjalizoi edhe triumfin e saj në këto Lojëra Olimpike.

Fillimisht, xhudistja jonë ka arritur të fitojë ndaj kundërshtares Kaja Kajzer nga Sllovenia, duke arritur gjysëmfinalen.

Në përballje me japonezen në gjysëmfinale, Gjakova fioti përmes Golden Score duke kaluar në finale, aty ku edhe e fitoi medaljen e artë.

Kjo është medalja e dytë e artë e Kosovës në këto Lojëra Olimpike, pasi të parën e fitoi Distria Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm