Shefi i kuzhinës Renato Mekolli kohë më parë paralajmëroi një program të ri, dedikuar fëmijëve.
Megjithatë, duket se Renato këtë plan e ka anuluar.
Këtë e ka bërë të ditur vetë shefi i kuzhinës përmes një postimi në Instagram.
Ai në të, ka shfaqur punimet në studion gjigante të ‘Hell’s Kitchen 2’ që nis nga muaji Tetor në Top Channel.
Kanë qenë pikërisht angazhimet në sezonin e dytë të programit të gatimit ato që kanë pamundësuar programin për fëmijë i cili do të vijë në një kohë tjetër. /Prive.al