2TON nuk e ka ndërmend të ndalet.
Këngëtari nga Ferizaj së fundmi paralajmëroi fansat e tij se një projekt i ri vjen së shpejti.
Kënga është finalizuar, xhirimet e së cilës janë bërë në Shkodrën e bukur.
Ai ka paralajmëruar se kënga e re do të lansohet të premten, dhe ka ndarë edhe një sekuencë të shkurtër nga kënga dhe videoklipi.
Ndërsa sot me anë të një postimi në llogarinë e tij në instagram, ai njoftoi ndjekësit se kënga do të lansohet nesër në ora 16:00. /Prive.al