Kjo është aktorja e famshme që nuk ka pasur lidhje dashurie që 15 vjet

By

Linda Hamilton, më e njohur për rolin e saj si Sarah Connor në filmin “Terminator”, ka folur për jetën e saj romantike.

Aktorja 62 vjeçare thotë se ka qenë beqare për 15 vitet e fundit. Ajo ishte e martuar më parë me regjisorin James Cameron por ata u divorcuan në vitin 1999.

“Unë kam qenë beqare për të paktën 15 vjet. Kam një marrëdhënie shumë romantike me botën time dhe me njerëzit që janë në të”, tha ajo për New York Times.

Linda gjithashtu foli për marrëdhënien e saj me Cameron.

“Ajo marrëdhënie ishte një mister për të gjithë ne, madje edhe për James dhe mua, sepse ishim të papajtueshëm”.

 

Artikuj të ngjashëm