Të famshmet shqiptare që pas ndarjes zgjodhën partnerë më të rinj në moshë

By

Në një moment, ju mund të gjeni veten në një marrëdhënie në dukje të përsosur – por pastaj ajo përsosshmëri fillon e zbehet.

Në fillim, mund të mendoni se nuk do të largoheni kurrë nga ky person. Por sa më shumë ju dhe partneri juaj të njihni njëri-tjetrin, aq më shumë shihni që ju dy  nuk janë aq të pajtueshëm sa keni menduar ndonjëherë.

Asnjëherë nuk e dimë se si dhe sa do të zgjasë një histori dashurie, e që asnjëherë nuk mendojmë se mund të vjen një fund i hidhur. Nganjëherë shenjat që ju nuk do të funksiononi shfaqen që në fillim, mirëpo te secili prej nesh dëshira për një dashuri përrallash ku ‘ata jetojnë të lumtur përgjithmonë’, është e rrënjosur thellësisht.

Me gjithë të bukurat, të qeshurat, lotët që ka një martesë apo marrëdhënie dashurie, dikur vjen një moment kur ajo që është ndërtuar ndoshta për vite me radhë, apo edhe dekada thjesht nuk funksionon më, e në një rast të tillë vetmja dhe më e mira zgjidhje është ndarja, e cila kërkon një guxim të madh.

Një gjë e tillë ju ndodh të gjithëve, përfshirë këtu edhe vajzat ekranit, që në dukje themi se këto jetojnë një jetë të përsosur, e pa drama njerëzore. Të famshmet shqiptare janë përballur me divorcin, kanë lënë pas krahëve një martesë, a marrëdhënie dhe kanë vazhduar jetën….me një dashuri të re, partner të ri, dhe për koincidencë zhgënjimi duket se i hodhi  Jonida Maliqin, Bora Zemanin, Teuta Krasniqin, apo edhe Dua Lipën në krahët e meshkujve shumë më të rinj në moshë se ato.

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina

Pesë vite më parë aktorja kosovare Teuta Krasniqi i dha fund martesës me këngëtarin Blero Muharremi me të cilën ka një vajzë Tara, ndërsa vetëm pak javë më vonë u bë publik lajmi se Teuta kishte nisur një romancë me atë që sot është bashkëshorti i saj Adonis Morina. Trajneri i fitnesit është pak vite më i vogël se bashkëshortja e tij, ndërsa marrëdhënia  e tyre duket se shkon shkëlqyeshëm, e së bashku sollën në jetë një vogëlushe që e quajtën Kaia.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid

“Sa hap e mbyll sytë”, Dua Lipa krijoi lidhje të re. Ende pa proceduar lajmin që ajo sapo doli nga një lidhje, lajme se ajo kishte filluar romancë të re u përhapën. Bëhet fjalë për vëllain e modeleve të famshme Gigi dhe Bella Hadid, Anwar me të cilin Dua ka 4 vite diferencë në moshë duke qenë se ai është 20 vjeç.

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj

Një tjetër divorc që ‘tronditi’ jo pak portalet qe ai i këngëtares Jonida Maliqi dhe biznesmenit Gent Prizreni, me të cilin këngëtarja kishte një lidhje 17 vjeçare. Pothuajse tre vite nga divorci i përfolur, duket se Jonida është e qetë në krahët e një tjetër mashkulli, aktorit të humorit Romeo Veshaj. Prej javësh po qarkullojnë zëra se dyshja janë në një lidhje, dhe në forma indirekte edhe ata vetë e kanë pranuar. Jonida ka një diferencë jo fort të vogël me partnerin e saj të ri, pasi Veshaj është vetëm 23 vjeç, ndërsa Maliqi 36 vjeç, por ky fakt nuk i ka penguar aspak çiftin të shijojnë romancën e tyre.

Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Rreth dy vite më parë, prezantuesja dhe autorja e programit ”Guximtarët” në “Digitalb”, Bora Zemani, i ka dhënë fund bashkëjetesës së saj me djalin e muzikës, Vin Velin. Çifti janë edhe prindër të një dajli simpatik që quhet Arbor. Bora Zemani është bukuroshja që i ka rrëmbyer zemrën Donald Vishaj dhe çifti ka një diferencë 5 vjeçare në moshë, duke qenë se moderatorja është 28 vjeç, ndërsa aktori 23 vjeç. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm