Performanca me të cilën Dua Lipa ua dëshmoi të gjithëve se di të vallëzojë!

By

Pop artistja Dua Lipa, është kritikuar për mungesë karizmi ndërsa ishte në skenë për vite me radhë dhe vazhdimisht e gjente veten si subjekt i të qeshurave.

Si nga videot në platformën e Youtube, të cilat u publikuan si përmbledhje e lëvizjeve të saj:

Pastaj tek meme-t e shumta përqeshëse:

Image result for dua lipa meme dance

*Jam e bindur që Dua Lipa ka më së prezencën skenike më të dobë të të gjitha kohërave. Un mund të bëj një performancë më të mirë në dush.

E deri tek gif-at  që ironizonin vallëzimin e saj.

Image result for dua lipa meme dance

Rritja e famës së Dua Lipa ishte e shpejtë. Edhe pse ajo është relativisht e re në lojë, ylli i popit i ka pranuar gjithmonë kritikat në rrjete sociale. Njerëzit shpesh vunë në pah mungesën e saj të dukshme të aftësisë së vallëzimit dhe kishin një kohë të mirë duke u argëtuar në koreografinë e vështirë. Artisti e mori këtë ngacmim në internet.

Në ceremoninë e ndarjes së cmimeve MTV EMA 2019 në Seville ajo bëri një rikthimin të fuqishëm me performancën e këngës së saj të re ‘Don’t Start Now’ e cila u publikua më 1 nëntor.

Shumë komentues e komplimentuan për mënyrën se si ajo morri kritikat dhe e ktheu në dicka të bukur. Prezenca e saj skenike ka një përmisim të dukshëm, ajo duket më e lirshme dhe konfidente në lëvizje si dhe këndim dhe është e dukshme se ajo po kënaqet në skenë.

Në video shihet një performancë shumë e saktë si në vallëzim edhe në vokal (aq sa nuk mund të dallohet se ajo po këndon live.) Është pak të thuhet që fansat janë më se të ekzaltuar që Dua Lipa u rikthye ende më mirë, duke na dhënë edhe një frymë të re, atë disco. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm