Edhe ti? Ky është aktori i radhës i akuzuar për ngacmim seksual (FOTO)

By

Është ndër fytyrat më të dashura dhe më simpatike të Hollywood-it.

Mirëpo po del që edhe ai është i përfshirë në skandale seksuale, sikurse këto të fundit që pushtuan industrinë e filmit amerikan.

Pesë gra deri më tani kanë akuzuar aktorin e famshëm James Franco, për sjellje të pakëndshme dhe ngacmime seksuale.

Gazeta amerikane Los Angeles Times, ka publikuar një raport ku katër nga studentet e tij kanë rrëfyer përvojat e tyre.

Njëra nga këto gra ka thënë se James ishte mentori i saj në disertacion.

Franco kishte themeluar një shkollë filmi në Los Angeles dhe New York në vitin 2014. Njëra nga studentet e tij ka thënë se ai njëherë i kishte kërkuar një grupi vajzash që t’i hiqnin rrobat e sipërme për të bërë fotografi.

Ndërsa një tjetër e quajtur Violet Paley kishte nisur një lidhje romantike me të dhe ka thënë se ai i kishte bërë presion që të kryenin seks oral bashkë.

“Ishim bashkë në veturën e tij, unë po flisja dicka dhe papritmas penisi i tij ishte jashtë. E pyeta nëse mund ta bëjmë këtë më vonë? Por ai vetëm ma uli kokën në penisin e tij dhe unë e bëra sepse nuk doja që të më urrente”, ka thënë ajo. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm