Pas disa muajsh spekulimesh për statusin e marrëdhënies së çiftit, aktori britanez Joe Alwyn, më në fund adresoi thashethemet e fejesës me Taylor Swift në një intervistë të re për ‘WSJ Revista’.
Aktori britanik, 31 vjeç, nuk pranoi të konfirmojë apo mohojë thashethemet se ai dhe e dashura e tij Taylor janë fejuar.
“Nëse do të kisha një paund për çdo herë që mendoj se më kanë thënë se jam fejuar, atëherë do të kisha shumë monedha paund”, tha ai për publikimin.
“Dua të them, e vërteta është, nëse përgjigja do të ishte po, nuk do të thoja, dhe nëse përgjigja ishte jo, nuk do të thoja”.
Prej vitesh qarkullojnë në internet thashethemet se çifti ose janë fejuar apo edhe kurorëzuar fshehurazi.
Në janar 2020, Swift mbajti një unazë diamanti në dorën e majtë në dokumentarin e saj në Netflix, “Miss Americana”, që nxiti thashethemet. Dhe atë dhjetor, fansat ishin të bindur se dyshja tashmë ishin lidhur pasi këngëtarja veshi një fustan nusërie në videoklipin e saj “Willow”.
Megjithatë, Alwyn dhe Swift kanë mbetur tejet private gjatë gjithë marrëdhënies së tyre.
“Ne jetojmë në një kulturë që njerëzit presin kaq shumë për t’u dhënë,” tha aktori i “Favorit” për WSJ.
“Kështu që nëse nuk jeni duke postuar gjatë gjithë kohës për atë që po bëni, si po kaloni një ditë ose si keni përgatitur një mëngjes, a ju bën kjo një i vetmuar?,” u shpreh aktori.