Rikthimi i Beatrix – këngëtarja flet pas publikimit të këngës së re

By

Viti 2017, ishte hera e fundit që Beatrix Ramosaj publikoi këngë. Kurse teksa këtë vit po lëmë pas, 2020-ta na e riktheu këngëtaren.

Gjatë ditës së djeshme ajo publikoi këngën e re që mban titullin “Dancing with the devil”, e gjitha e realizuar në gjuhën angleze.

Në videoklip shfaqet edhe artisti Eugent Bushpepa si protagonist.

Sakaq, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka folur pas publikimit të këngës së re.

“Kjo këngë do të thotë gjithçka për mua. Një ditë tjetër isha duke u ndjerë e humbur, në ndjenjat e mia në atë moment pas një kohe të gjatë. Fjalët dhe melodia erdhi nga unë si magji. Mezi po prisja të publikoja këtë këngë special me ju. Nuk po besoj akoma që kjo ka ndodhur. Dua te falenderoj te gjithe bashkepunetoret e mi qe bene te mundur realizimin e ketij projekti. Jam shumë e lumtur”, shkruan këngëtarja ndër të tjerash, teksa vijon për të falenduar të gjitha ata që ndihmuan në këtë produksion artistik. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm