Futbollisti Taulant Xhaka po feston sot ditëlindjen. I lindur më 29 mars të vitit 1991, ai po mbush 29 vjet.
Ai hyri në llogarinë e tij në Instagram, duke shkruar se sot për herë të parë po feston ditëlindjen me dhuratën më të bukur ndonjëherë.
Shumë i gëzuar dhe i lumtur, ai cilëson të birin e tij si dhuratën më të bukur.
Në llogarinë e tij në Instagram ai shkruan: “Sot është ditëlindja ime. Zoti dhe gruaja ime më dhanë dhuratën më të bukur dhe je ti djali im. Faleminderit që më ke bërë baba. Ju keni një nënë të bukur dhe fortë, një baba që do t’ju mbrojë përgjithmonë. Unë do të dua ty dhe nënën tënde pa kushte.”/Prive.al