Drejt altarit ku janë kurorëzuar nga Nënkryetari i Prishtinës, Afrona dhe Blero kanë zgjedhur për t’u shoqëruar nga persona tejet të veçantë.
Bukuroshja, siç e do tradita, për krah kishte babain, për të cilin dihet fare pak sepse jeton ndaras shkaku i divorcit të shumë kohëve më parë të prindërve të Afronës.
View this post on Instagram
Mirëpo befasia e këndshme ka qenë Tara e cila është parë teksa shoqëronte babain dhe poashtu duke mbajtur kutinë me unazat gjatë kurorëzimit.
E veshur me një fustan elegant ngjyrë rozë të hapur, vajza e këngëtarit nga martesa e parë ka shkëlqyer duke qenë ylli i ceremonisë që pa dyshim ka marrë vëmendjen kryesore.
Kujtojmë se në këtë ceremoni nuk është e pranishme Teuta Krasniqi, ish-bashkëshortja e Bleros. Në paraqitje televizive kohë më parë ajo kishte deklaruar se prezenca e saj në dasmën e ish-burrit do të ishte ‘e çuditshme’. /Prive.al