Tandem i pamposhtur në rep? Unikkatil po sjellë duet me këtë reper kosovar

By

Unikkatil vazhdon të mbetet reperi me aktivitetin më të ulët publik e njëkohësisht, reperi më i pëlqyer nga audienca shqiptare.

Për vjet me radhë ai nuk ka një numër të madh këngësh të publikuara, por publikun e ka ushqyer me dashuri ndaj tij.

Kënga e tij e fundit u soll para pak ditësh langoi këngën e re “A PE SHEH TI”, një bashkëpunim mes tij dhe dy reperëve të tjerë, Milotit dhe Don Phenom.

Mirëpo ky s’do të jetë bashkëpunimi i vetëm për muajt në vijim. Prive ka zbuluar nga burime të afërta me reperët se Unikkatil dhe Ledri Vula po përgatisin një këngë së bashku dhe dyshja pritet që të sjellë projekt nën emrin e tyre.

Dy reperët gëzojnë famë të madhe në publikun shqiptar, e një bashkëdyzim i frazave të tyre ‘rap’ pa dyshim përbën një projekt interesant në fushën e hip-hopit shqiptar. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm