Bashkëpunimet i pati të njëpasnjëshme.
Këngëtarja Dafina Zeqiri u tregua shumë aktive këtë vit përmes albumit “Dafinë moj” dhe jo vetëm.
Por, nëse menduat se me kaq e përfundoi, gaboheni. Një tjetër surprizë vjen shpejt nga këngëtarja.
Prive.al mëson se ajo i ka bashkuar forcat me Majk.
Dyshja tashmë e kanë finalizuar këngën. Sipas burimeve tona, sot dhe nesër ata do të xhirojnë edhe videoklipin e këtij projekti i cili pa diskutim do jetë sukses. /Prive.al