Paraqet dritare të promovimit të artistëve shqiptarë në rrjetin social Facebook.
Fotot e fundit të fytyrave publike dhe projektet zënë vend në komunitetin virtual të faqes ‘Showbizi shqiptar’.
Mirëpo, tash e disa orë, postimet nga kjo faqe mungojnë. Kjo për faktin se ‘Showbizi shqiptar’ ka rënë pre e sulmeve kibernetike.
Nuk dihet ende se kush fshihet pas këtij rasti por pritet që brenda pak kohësh, faqja do të rikthehet normalisht në rrjetin social Facebook, siç edhe premtojnë menagjerët. /Prive.al/