Miley Cyrus dhe i dashuri i saj sjellin një koreografi gjatë vetë izolimit

By

Miley Cyrus dhe Cody Simpson publikuan një video duke vallëzuar në TikTok të dielën.

Dyshja u panë duke vallëzuar krah njëri-tjetrit teksa të dy po i bënin lëvizjet e njëjta. Ata janë filmuar jashtë shtëpisë së tyre, ku këngëtarja 27-vjeçare kishte veshur një palë bikini blu të vogla dhe i dashuri i saj veshur me pantallona të shkurtra.

“Nëse nuk mund të kthehemi në punë …. le të kthehemi te ËERK @codysimpson,” ka shkruar ajo.

Dyshja ishin duke vallëzuar në hitin e C + C Music Factory të 1990, Gonna Make You Sweat. Miley tërhoqi vëmendjen duke treguar linjat trupore në bikini blu.

Miley dhe Cody kanë kaluar kohë së bashku gjatë vetizolimit dhe po e shijojnë lidhjen e tyre.

Burimi: DailyMail.com

Artikuj të ngjashëm