Meryem Uzerli, e njohur si Sulltanesha Hyrem në serialin e njohur turk Sulltani- Shekulli Madhështor, duket se është jashtëzakonisht e angazhuar kohëve të fundit.
Meryem e cila muajin e fundit vrapoi nga një event në tjetrin, po bëhej gati të fluturone me një aeroplan nga Berlini këtë mëngjes për të marrë pjesë në shfaqjen e filmit Kovan në Festivalin e Filmit Adana Altın Koza.
Sulltanesha, e cila morri pjesë në ceremoninë e Emmy Awards një ditë më parë me të hypur në aeroplan u sëmur për shkak të lodhjes ekstreme. Kur aktorja e famshme filloi të vjellë, ajo u mor nga zyrtarët e kompanisë ajrore dhe u shoqërua jashtë aeroplanit për në njësitin emergjent te aeroportit të Berlini-t.
Mediat turke kanë raportuar se fansat e saj janë jashtëzakonisht të shqetësuar dhe të merzitur që ajo nuk do të marr pjesë ne tepihun e kuq të festivalit.
Gjithashtu ajo nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë as në premieren e filmit të saj të quajtur Kovan në të cilin ajo luan rolin kryesor.
Burimi: Haberler.com