Miku i Angela Martinit akuzohet për përdhunim

By

Russell Simmons po përballet me një tjetër padi për sulm seksuale, sipas THR, transmeton Klan Kosova.

60-vjeçari është paditur me 10 milionë dollarë nga një grua anonime, vetëm dy muaj pasi një grua tjetër e paditi me 5 milionë dollarë.

Të dy gratë kanë raportuar se ato u përdhunuan nga Russell.

Gruaja që ngriti padinë së fundmi, ka thënë se e ka takuar Russell kur po merrte djalin e saj në një koncert dhe pranoi ftesën e tij për të shkuar në një festë në hotelin e tij.

Në vend të kësaj, gruaja pretendon se 60-vjeçari i kërkoi të shkonte në dhomën e tij të hotelit.

Russell, mik shumëvjeçar i Angela Martinit, me të cilin u përfol edhe për lidhje mohoi pretendimet në një deklaratë duke thënë: “I mohoj me forcë të gjitha akuzat e bëra kundër meje. Ato më kanë tronditur, pasi asnjëherë nuk kam qenë abuziv apo i dhunshëm në marrëdhëniet e mia me gratë”.

Image result for angela martini russell simmons

Artikuj të ngjashëm