Këngëtarja e njohur u bë teze për herë të parë

By

Të bëhesh teze është një nga kënaqësitë më të bukura të jetës. E pikërisht këtë kënaqësi po e ndjen këngëtarja e njohur Anne Marie emri i plotë i së cilës është Anne-Marie Rose Nicholson.

Anne-Marie singer

Këngëtarja Anne-Marie ngjiti shkallët e famës gjatë këtyre dy viteve të fundit. Pasi bashkëpunoi me grupin Rudimental, si një nga vokalistët e tyre ajo performoi me grupin edhe në Glastonbury.

Pjesa tjetër se si ajo arriti famë për kaq shkurtë mbetet histori.

Ju mund ta njihni më mirë nga hitet e saja ‘Rockabye’ dhe ‘Ciao Adios’.

Lajmin që u bë teze e ndau me entuziazmin më të madh më ndjekësit e saj në Instagram.

Mbaj në krahë shpirtin më të pastër. Dje u bëra teze për herë të parë. Motra ime është një mbretëreshë. Aq e fortë, e guximshme dhe e përsosur. Ajo do të rrisë njeriun më të sjellshëm, më të dashur në këtë botë. Jam shumë i entuziazmuar ta shoh duke u rritur dhe ta llastoj. Unë të dua shumë Sam. “ – shkroi ajo në llogarinë e saj në Instagram, duke ndarë edhe foto të të porsalindurit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm