Pas suksesit të madh me këngën “Romeo&Juliet” si dhe “Bonnie&Clyde”, Mozzik dhe Loredana janë bërë çifti më i njohur në shoëbizin shqiptar por edhe më tej.
Ata do të performojnë në një koncert të madh i cili do të zhvillohet në Lommel të Belgjikës.
Në të njëjtën skenë, do të jenë edhe emra të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare si Cardi B, Nicky Jam, Maitre Gims, Future e Meek Mill.
Lajmi u bë i ditur nga të dy të cilët postuan fotografi në Instagram për t’i njoftuar të gjithë fansat e tyre.
“VestiVille” është një ndër koncertet më të mëdha në Europë.
Përveç muzikës, publiku ka mundësi të ndjekë edhe shfaqje të artit, modës, sportit por edhe të bëhet pjesë e lojërave të ndryshme.