Stresi planifikonte të martohej, a po e tradhtonte të dashurën kur u arrestua?

By

Reperi i njohur shqiptar Arkimed Lushaj a.k.a Stresi dhe e fejuara e tij Kejsi janë kthyer në një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar, dhe çdo e re nga jeta e tyre përbën interes tani.

Por mbrëmë, ndodhi e papritura pasi reperi shqiptar u arrestua në një dhomë hoteli , nën akuzën për armë mbajtje pa leje dhe një sasi të vogël kokaine. Sipas policisë, ai është anëtar i një grupi kriminal që vepron në Tiranë në fushën e trafikimit të narkotikëve dhe krimeve kundër personit. Sipas burimeve të Top Channel, reperi ka qenë në përgjim prej disa muajsh, ndërsa gjykata ka caktuar për të edhe masën e sigurisë arrest me burg.

I ftuar muaj më parë në emisionin “Zonë e lirë” me nikoqir Arian Çanin, ai zbuloi planet e martesës e cila pritej të ndodhte së shpejti.

Në këtë emision, Stresi u shpreh se do organizonte një super dasmë tradicionale, por nuk do ftonte shumë njerëz të famshëm.

Megjithatë, mediat shqiptare raportuan se nën shoqërinë e reperit kishte qenë edhe një vajzë 20 vjeçare, e cila pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.

Derisa në videon që bëri bujë në rrjete sociale e media, Stresi shihet thuajse i zhveshur në shtrat në momentin që arrestohet nga policia.

Kjo zgjon dyshimet nëse ai po e tradhtonte të dashurën e tij Kejsin, me të cilën po planifikonte martesën.

Në vitin 2015, Stresi u arratis edhe nga komisariati nr. 3, ndërsa në muajin prill të këtij viti u arrestua sërish së bashku me dy miq të tij në një lokal duke konsumuar kokainë.

Reperi nga Tropoja njihet edhe për qëndrimet e tij kundër qeverisë aktuale, ku ka qenë i pranishëm në të gjitha protestat e opozitës.

Ndryshe vetëm pesë ditë më parë Stresi publikoi këngën e fundit dedikuar nënës me të cilën këtë vit konkuron për çmim në festivalin “Kënga Magjike”. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm