Meda s’ka të ndalur: Sonte kënga e re por ky është vetëm fillimi

By

Ka vetëm pak ditë prej kur ka publikuar projektin e fundit i cili po pëlqehet shumë por nëse mendoni që këtu kanë mbaruar projektet për sezonin e verës nga Meda, gaboheni!

Këngëtari i mirënjohur sonte do ta publikojë këngën e tij më të re ‘N’extrem’ me Nurteel, të cilën e paralajmëroi në ditët e fundit të Qershorit.

Megjithatë, ky duket të jetë vetëm fillimi.

Nga burime pranë këngëtarit, Prive.al ka arritur të mësojë se Meda i ka të përfunduara edhe katër deri në pesë këngë që publikohen përgjatë këtij muaji.

Një numër i tillë i projekteve shoqëruar me suksesin që po e fiton secili prej tyre po e bëjnë Përgjeqajn të pakonkurencë. Vitet ecin mirëpo Meda vetëm se po mbetet i njejti për nga hitet dhe personat që i pëlqejnë muzikën. /prive.al/

https://www.youtube.com/watch?v=0kY0GIEbVB4&feature=youtu.be&app=desktop

Artikuj të ngjashëm