Stresi gjendet në incidentin e parë mes protestuesve e policisë në protestë

By

Ditën e sotme, opozita e bashkuar në Shqipëri po zhvillon protestën e rradhës me synimin për të larguar qeverinë Rama.

E nisur fillimisht si e qetë, tashmë janë evidentuar problemet e para.

Forcat e policisë janë përleshur me protestuesit teksa në mes të këtij procesi është gjendur reperi Stresi.

Si një demokrat i përbetuar s’kishte se si të mos mungonte në protestë por kësaj here ai ka pasur rolin e ndërmjetësit.

Report TV, kanal informativ i afërt me qeverinë socialiste ka raportuar se reperi i njohur është gjendur në mes në mënyrë që të qetësojë situatën dhe të mos ketë përleshje me policinë.

‘Policia është e jona’ –  mësohet të ketë thënë reperi i njohur teksa ka tentuar të shmangë përplasjet e protestuesve dhe forcave të rendit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm