Sipas statistikave të nxjerra nga Spotify, këtë vit, Loredana është artistja më e dëgjuar sa i përket hip-hopit gjerman.
Është ky një tjetër sukses me të cilin Loredana po përmbyll vitin pas fitores në “MTV EMA 2020” kur mori çmim si “Artistja më e mirë zvicerane”.
Me këtë arritje, Loredana ka lënë pas emra të njohur të rep-it gjerman, përfshirë Capital Bra, Samra, Celine dhe Juju.
Edhe Loredana ndau këtë lajm në llogarinë e saj në Instagram. /Prive.al