”Unë jam Shote Galica, gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës. Gjendem në katundin Shullaz të Krujës, kam edhe katër fëmijë jetimë me vedi. Janë fëmijët e luftërave të vramë për çlirim të Kosovës. Jam e shtrëngueme t’ju vnoj në dijeni se jam tuj vdekë unit bashkë me fëmijët jetim”.
Kjo është letra që Shote Galica i kishte shkruar Ahmet Zogut, për ta ndihmuar atë për kafshatën e gojës.
Por, ndihma nuk i erdhi kurrë heroinës shqiptare.
Pak nga pak ajo po shuhej, e madje studiuesi Bedri Tahiri shkruan se mjekët u detyruan t’ia prisnin gishtat e dorës së djathtë si pasojë e problemeve që i ishin shkaktuar nga të ftohtit dhe përdorimit të tepërt të armës në kushte të këqija.
Ajo detyrohet të shes edhe kalin, një simbol, një dhuratë të cilin ia kishte lënë Azemi për të siguruar bukën e gojës sidomos për fëmijët jetimë.
Shota ishte detyruar të tërhiqej në Shqipëri si pasojë e plagëve të marra, bashkë me fëmijet e lënë jetimë nga luftëtarët që kishin luftuar në beteja të shumta.
Shota ishte vendosur fillimisht në fshatin Shullaz, e më pas ajo u vendos ne Derven të Fushë Krujës ku jetonte në një shtëpi përdhese, në kushte më shumë se të vështira, siç përshkruajnë thuajse të gjithë studiuesit dhe historianët që janë marrë më këtë periudhë.
Në vitin 1927, në moshën 32 vjeçare, e lënë në harresë të plotë.
Në gjendje të rënduar shëndetësore dhe në varfëri të tejskajshmem Shote Galica do të mbyll sytë për jetë, në zonën e Fushë Krujës ku prehet edhe sot.
Ndiqni të plotë videon e dokumentarit të ciklit “Gjurmë Shqiptare”, të gazetari Marin Mema.