Këtë të marte, Teatri Kombëtar i Kosovës, duke filluar nga ora 12:00, do të organizojë homazhe dhe mbledhje komemorative për aktorin dhe regjisorin Bekim Lumi, I cili ndërroi jetë të hënën, pas një sëmundjeje shumë të rëndë.
Regjisori që gëzonte shumë respekt në komunitetin artistik, luftoi për jetën deri në momentet e fundit dhe nuk e ndali punën asnjëherë.
Ai do të varroset në orën 14:00 në Varrezat e Qytetit të Prishtinës, transmeton Klan Kosova.