Shumë gjëra të reja po priten nga Capital T.
Pas sukseseve të tij të mëdha përgjatë këtij viti, reperi e ka në plan të përmbyllë 2019-tën me një bashkëpunim ndërkombëtar.
Ai njoftoi përmes Instagramit se është bërë bashkë me reperin e njohur në vendet gjermano-folëse, ukrainasin Capital Bra.
Projekti do të publikohet sonte në Spotify ndërkaq nesër me fillim të orës 12:00 në YouTube.
Kënga titullohet “Yalla”.
Kjo nuk është e tëra. Albumi me titull ‘Skulpturë’ pritet të dalë në vitin 2020./Prive.al