Çka duhet të presim në vitin 2023 nga Dafina Zeqiri?

By

Dafina Zeqiri me punën e saj ka dëshmuar përgjatë viteve se është një ndër emrat më të dashur dhe më të kërkuar për publikun shqiptar.

Përveç bashkëpunimeve dhe projekteve të ndryshme, në vitin 2021 ajo solli albumin “Dafinë moj” që pati pëlqyeshmëri të menjëhershme nga ndjekësit e saj.

Por, Dafina nuk është ndalur me kaq!

Në këtë vit, ajo do të lansojë albumin e radhës “Une jom ajo”.

Këtë e bëri të ditur duke ndarë një postim në llogarinë e saj në Instagram.

Detaje të tjera Dafina nuk dha, por deri atëherë ne mezi po presim. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm