Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova sonte i dedikohet plotësisht dashurisë. Në NIN me Alaudin Hamitin, s’do ketë diskutime, përveç muzikës që të kënaq veshin e shpirtin.
Florent Abrashi, Vesa Smolica dhe Arbër Krasniqi me bendin e tij, interpretojnë live këngë shqip dhe anglisht.
I gjithë ky repertor, është i përbërë nga këngët më të bukura të dashurisë që janë kënduar ndër vite, e deri te ato që kanë thyer rekorde dëgjueshmërie si Perfect nga Ed Sheeran dhe Havana nga Camila Cabello.
Ndiqeni Nd’rrimin e Natës sonte nga ora 21:40. /Prive.al