Sokol Balla rikthen në ekran ish-gazetaren e Top Channel

By

Në muajin Janar, Sokol Balla i mbylli 12 vite në Top Channel dhe mori detyrën e Drejtorit të televizionit të tretë në Shqipëri, Vizion Plus.

Krahas programit politik, ai solli riformatim të televizionit, nga aspekti vizual deri tek ai programor.

Me vete, ai mori edhe disa prej gazetarëve të Top Channel teksa së fundmi është shënuar një tjetër prurje.

Lira Burgija, gazetarja e informacionit që vite më parë pati prezantuar ‘Pasditen’ është rikthyer në ekran, në Vizion Plus.

Këtë herë, Balla duket t’i ketë besuar rolin e spikerës së lajmeve, siç shihet në debutimin e bërë ditëve të fundit.

Ky rol padyshim që i shkon shumë! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm