Skenat e klipit ia dështuan, por Tuna rrezaton në imazhet që nxori nga xhirimet

By

Me një ton nervoze, ajo ka ndarë vetëm disa rreshta me ndjekësit e saj, duke treguar se skenat e klipit i kanë dështuar!

Me sa kuptuam nga përshkrimi i Tuna Sejdiut, dikush nga produksioni që ka punuar në videospotin e saj të fundit, nuk e ka bërë punën siç duhet dhe sapo mori ca thumba nga këngëtarja.

Tuna që gjithnjë shfaqë një personalitet shumë potent, edhe në imazhin e fundit që ka publikuar në Instagram duket e mahnitshme.

Intervista e fundit e Tunes dhene per Prive:

Këngëtarja që iu rikthyer skenës muzikore pas më shumë se një viti pauzë, u prezantua më e fuqishme se asnjëherë dhe tashmë do të sjellë projekte të reja në vazhdim.

“Kur Spielbergat shqiptarë t’i dështojnë skenat e ti je e lumtur që të paktën i ke dokumentu me fotografi”, ka shkruar Tuna në një imazh ku duket si një divë e tërësisht e veshur në të bardha, derisa në qafë mbanë një palë perla e si aksesor tjetër, ka një kapele gjigante në ngjyrë të bardhë.

Tuna langoi këngën “Chonga” gjatë muajit korrik, pasi u bë nënë e një djali me emrin Tian.

Gjatë kësaj kohe, këngëtarja është përfolur edhe për kriza në çift me partnerin e saj Patrisin, megjithatë pavarësisht stuhive e furtunave që mund të ketë, ajo po vazhdon të jetë e lumtur krah tij dhe këtë e dëshmojnë imazhet familjare që dyshja lanson shpesh në rrjete sociale. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm