Skandali i zbuluar së pari në Wazzup çon në eliminimin e Damianos nga Big Brother

By

Rreth tre javë më parë, Donjeta, ish banore e Big Brother denoncoi në Wazzup të Klan Kosova parregullsitë dhe favorizimin që i bëhej Damianos në spektakël.

Në fakt, ky ishte vetëm fillimi i një kalvari të gjatë të dallavereve që u zbuluan mbi konkurentin në fjalë.

Krahas favorizimit që thuhej se iu bë nga produksioni në periudhën disa ditore të izolimit, më pas dolën biseda të tij me Vesel Kurtishajn teksa kjo i ka kushtuar me kontestim të thellë të vërtetësisë së spektaklit.

Kjo çoi që Damiano sonte të eliminohet nga Big Brother pasi kredibiliteti i produksionit po lëkundej. Për të vulosur manipulimin, Big Brother bëri të ditur që Damiano ka gënjyer edhe se është single, duke shkelur pikat e marrëveshjes.

Ndryshe, Arbana në spektakël ka pranuar që në kohën e izolimit në hotel, ai ka folur me Veselin, saktësisht siç kishte deklaruar në Wazzup, Donjeta kur nënvizonte faktin që ai ka pasur telefon dhe televizor në kohën e izolimit. /Prive.al/ 

https://www.youtube.com/watch?v=pX6_F3m5-vQ

Artikuj të ngjashëm